top of page

Web3, blockchain, Jack Dorsey, kripto-goglat moderne (token) dhe votimi online i Diaspores.


Votimet ne Shqiperi nuk dolen ashtu si i donim, te pastra dhe demokratike, por vidhen e manipulohen.

Interneti nuk doli ashtu si pritej. Kur u krijua ne vitet 1990 mendohej se do ishte ishte falas, i shperndare, i kontrolluar nga perdoruesit, me nje fjale demokratik.


Pastaj erdhi Big Tech, big data, centralizimi, miliardat e dollareve, shkeljet e privatesise, betejat kulturore, survejimi, fushatat e genjeshtrave, degjimet ne Kongres, gjobat nga Brukseli dhe tekno-nacionalizmat e 10 viteve te fundit.


Po sikur te zgjidhet nje rruge tjeter? Psh rrjetet sociale te ishin prone kolektive e perdoruesve te rrjeteve sociale, ose te pakten perdoruesit te votojne ne menyre demokratike per nivelin e lirise se fjales ne rrjet, - cfare lejohet dhe cfare bllokohet?

Keto jane pyetjet qe po shqetsojne nje numer investoresh, inxhinjeresh dhe sociologesh te teknologjise, ndermjet te cileve themeluesin e Twitter, Jack Dorsey, qe dha doreheqjen papritmas nga CEO i Twitter, per te ndjekur kete drejtim te ri.

Ky drejtim jane aplikacione dhe sherbime qe krijuesit e tyre mendojne se do jene e ardhmja e internetit: Quhet Web3 = nje internet i shperndare, i qeverisur ne menyre demokratike.

Web1 ishte interneti idealist i viteve 90.

WEB2 eshte interneti i sotem i dominuar nga korporatat kapitaliste dhe qeverite autoritare.

Ideja thelbesore e Web3 eshte kjo: Teknologjite e reja si blockchain bejne te mundur clirimin nga kontrolli qe korporatatat dhe qeverite kane mbi gjitheshka: platformat e internetit, prona intelektuale, krijimi dhe shperndarja e monedhes. Keto teknologji e shperndajne pergjegjesine dhe pronesine ndermjet nje komuniteti nderkombetar perdoruesish, te cilet e perdorin fuqine e vet kompiuteristike, psh, per te minieruar, tregtuar dhe bankuar kriptomonedhe, apo per te regjistruar shitblerjet dhe pronesine e artit digital.

Blockchain ka evoluar qe nga koha e bitcoinit, i cili aktualisht po shihet si “digital gold” = nje aset i vjetruar i strehimit pasiv. Tokens (goglat) e reja qe po dalin jane te enkoduara me informacion te dobishem ekstra, - psh anetaresi ne organizate, te drejten per te votuar per qeverisjen e nje kompanie, etj. (Pse jo, votim per qeverisjen e nje shteti?!)

Nyje-zinxhiret (blockchains) qe e realizojne kete jane regjistra te shperndare globalisht, ne shume kompiutera te ndryshem, qe e ben kete sistem rezistent ndaj kontrollit te qeverive apo korporatave.

Disa orakuj te teknologjise dhe investore me risk te larte (venture capitalists) i shohin keto zhvillime si realizimin teknologjik te pashmangshmerise se demokratizimit te Njerezimit.


Disa te tjere i shohin si nje tullumbace qe do plase, si tekno-solucionizem utopik = besimi qe teknologjia mund te zgjidhe gjitheshka, apo si nje piramide Ponzi e njerezve qe quan te investojne ne fusha te parregulluara derisa te humbin gjitheshka, per shkak te kolapsit te tregut apo nderhyrjes se autoriteteve monetare te qeverive.


Pritet nje tentative e qeverive per te kontrolluar kriptomonedhen. Kina ka filluar ta beje; nuk dij ne cfare mase e ka arritur. Ne Perendim nje tentative e tille mendohet se do hase rezistence serioze e nuk mund te parashikohet kush do fitoje.

Jack Dorsey ben pjese ne grupin e pare. Ne gusht te ketij viti ai deklaroi se bitcoini do bashkoje boten. Tani u largua nga Twitter per te punuar me kohe te plote ne Block - emri u ri qe i dha kompanise se vet “Square” te pagesave digitale, ku me entuziazem po fut kriptomonedhat. Block eshte pronare e Cash App, qe lejon perdoruesit te blejne dhe shkembejne bitcoin.

Block, Inc. (NYSE: SQ) is an American financial services and digital payments company based in San Francisco, California. The company was founded in 2009 by Jack Dorsey and Jim McKelvey and launched its first platform in 2010.

Founded: 2009

Headquarters: San Francisco, CA

Number of employees: 5,477 (2020)

Revenue: 9.49 billion USD (2020)

Foto: Cmimi i SQ (Block Inc.) dhe parashikimi per vitin 2022


Sipermarres te tjere te fameshem jane te eksituar per Web3. Firma e njohur e venture-capital Andreessen Horowitz lajmeroi nje fond te ri prej $2.2 miliard, i treti fond i tille i saj, per te investuar ne startups te blockchain dhe cryptocurrency.

Globalisht investimi ne teknologjite blockchain sivjet ka arritur shifren rekord $15 miliard, nje rritje 4 fish kundrejt vitit 2020.

Te gjitha kompanite e Web3 shprehin si qellim te tyre kthimin e kontrollit, pronesise dhe fitimeve, nga korporatat te perdoruesit e platformave.

DeSo, e cila eshte njekohesisht nje ojf, nje blockchain dhe nje crypto-token (kripomonedhe), perfaqeson modelin tipik te Web3. Ideja e DeSo eshte qe secili te munde te krijoje nje rrjet social, por qe keto rrjete te mund te nderlidhen, qofte si perdorues apo si database, nderkohe qe Facebook, Twitter, Google, etj. nuk jane te nderlidhura ndermjet tyre.

DeSo thote se paraja dhe aktiviteti social duhet te perzjehen. Nuk duhet te fitoje platforma, duke shitur reklama, por perdoruesit e platformes qe krijojne permbajtje: ne vend te “likes” perdoruesit do shperblehen me para, te pagueshme me kriptomonedhen DeSo. Keto kripto-gogla moderne, krahes vleres monetare do regjistrojne edhe te dhenat qe perbejne rrjetin social, si profilin e perdoruesit dhe permbajtjen e postimit.

Ky funksion i dyfishte ilustron cudine e Web3, - nqs paraja behet kod (software), mund te behet edhe cdo gje tjeter qe kompiuteri mund te realizoje. E kane krahasuar poetikisht me formulen E = mc2 te Ajnshtajnit, ku masa qenka energji, - njesoj paraja qenka software = program kompiuteri qe permban te gjithe informacionin qe kerkon te transmetosh dhe ruash ti,


Ne si Organizata e Qendres na intereson fizibiliteti dhe siguria e votimit online, te Diaspores dhe te gjithe shqiptareve. Ata qe e lexuan me vemendje kete shkrim mund te imagjinojne kollaj nje sistem votimi, bazuar ne teknologjine blockchain, te shperndare, te pakontrollueshem nga asnje qeveri e parti, te realizueshem nepermjet nje kripto-gogle (token) si DeSo, qe te permbaje te dhenat e tua te verifikimit si shtetas dhe permbajtjen e votes tende.

PT


76 views0 comments

Comentarios


bottom of page