top of page

STUHI RËRE - poezi nga HARUKI MURAKAMI

Updated: Feb 10, 2022



Nganjëhere fati

i ngjan nje stuhije rëre

që ndërron paprâ

drejtimin e rrugës.

Për ta shmangur ndërron

drejtimin. Dhe era

ndërron drejtimin, për

të të ndjekur më mirë. Ti

ndërron përsëri dhe shpejt

era ndërron përsëri

për t'iu përshtatur hapit tënd.

Kjo përsëritet pafundësisht

si një kërcim majtas

me zotin e vdekjes

para agimit. Sepse ajo erë

nuk është diçka

që ka arritur nga larg,

e pavarur nga ti. Është

diçka brenda teje. Ajo erë

je ti. Prandaj

e vetmja gjë që mund të bësh

është të hysh në atë erë,

duke ecur drejt dhe

duke mbyllur fort sytë

që mos të të futet

rëra. Kaperce një hap

pas një tjetri. Nuk

do të gjesh diell, as hënë,

asnjë drejtim e ndoshta

as edhe kohën.

Vetëm një rërë

të bardhë, shumë të imët, si

e bërë nga kocka të pluhurizuara,

që vallëzon lart në qiell.

Duhet ta përfytyrosh këtë

stuhi rëre.

Dhe natyrisht duhet

të përshkosh atë

stuhi të furishme rëre.

Është një stuhi

metafizike dhe simbolike. Por

përsa është e tillë,

pret mishin si mijra brisqe.

Mandej, kur stuhia

të ketë mbaruar, ka mundësi

që nuk do dish as ti

si ke bërë për ta përshkuar dhe

dalë gjallë prej saj. Madje, nuk do jesh

as i sigurtë që ka mbaruar

vërtet. Por në një pikë

nuk mund të dyshohet. Dhe

është kjo që ti, i dalë nga ajo erë,

nuk do jesh i njejti me

atë që hyri. Po, ky

është kuptimi i asaj

stuhije rëre.


Perktheu Keti Dibra

28 views0 comments

Comments


bottom of page