Kasaforta e arit te USA ne Fort Knox
Tensionet politike ndermjet perandorive te botes jane acaruar, bankat qendrore te vendeve te botes kane shtypur kartmonedhe si te cmendura per te paguar ndihmat sociale te covidit, inflacioni ka arritur shifren me te larte ne 40 vjet. Tingellon si nje recete klasike per rritjen e cmimit te arit, aq sa edhe njerezve te zakonshem, qe kurre nuk kane mbajtur ar, u ka vajtur mendja per te shtuar ar ne portofiline tyre. Atehere pse ari nuk regjistroi as edhe nje fitim te vogel me 2021, duke regjistruar performancen e vet me te dobet ne 6 vjet?
Investori i zakonshem ka te veshtire ta vleresoje arin si aset. Ky metal i cmuar nuk gjeneron te ardhur. Investimi ne ar ka karakter spekulativ, dmth ta blesh dhe te shpresosh te shkoje lart, se modelet e mbeshtetura ne raportin cmim/e-ardhur, qe perdoren per te vleresuar nese asetet jane te lira apo te shtrenjta, per arin nuk funksionojne, se nuk ka te-ardhur.
Cmimi i arit ne 5 vjet. Duket qe rritjen e rrembyen vitet 2019 - 2020, nga $1300 ne $1800
Egziston nje kriter per t’u perpjekur per te parashikuar cmimin e arit: cdo levizje e konsiderueshme ne cmimine arit, sidomos ne periudhen pas krizes financiare globale te vitit 2008, ka pasur nje korrelacion te zhdrejte me levizjen ne normat e interesit bankar real. Jane pak relacione ne finance qe te kene treguar qendrueshmeri me te larte se cmimi i arit me perqindjen e “bonove te thesarit amerikan te mbrojtura nga inflacioni” (Inflation Protected Treasuries - TIPs).
Relacioni i zhdrejte ndermjet arit dhe interesit real (real yields) te bonove
Ky relacion vazhdoi te ruhej edhe gjate vitit 2021. Megjithe eksitimin e pergjitheshem ne lidhje me inflacionin, perqindja reale e interesit (pasi llogaritet inflacioni), e bonove 10 vjecare te thesarit te USA, e filloi vitin 2021 ne -1.06% dhe e mbaroi ne -1.04%, pra pa ndonje ndryshim te madh, me nje rritje te interesit real prej 2%. Te shohim cfare ndodhi me cmimin e arit: me 31.12.2020 ishte $1858,42. Nje vit me pas, me 31.12.2021 u mbyll ne $1822 per troy ounce, pra 2% me poshte. Interesi real shkoi lart 2%, cmimi i arit shkoi poshte tamam 2%.
Meqe ka inflacion, eshte e llogjikshme te pritet nje fare rritje e interesit real, ne horizont 1 vjecar.
Vini re rritjen e cmimit re arit $1550 - $2000 per troy-ounce ne vitin 2020 dhe stagnacionin $1750 - $1850 ne vitin 2021
Gjate dekades se shkuar ari eshte treguar nje aset me me pak leverdi se TIPs. Nqs ti do kishe mbajtur etf “ishare TIPs” per keto 10 vjet, do kishte fituar 35%. Po te kishte mbajtur ar, ne te njejten periudhe, do fitoje gjysmen e asaj shifre.
Rregulloret e sistemit bankar kane ndikuar ne venitjen e shkeqimit te arit. Rregullat e reja te kapitalizimit te bankave, ne kuadrin e marreveshjes Basel III, i konsiderojne bonot e thesarit si “asete likuide me cilesi te larte”. Nga ana tjeter, ari konsiderohet njesoj si aksionet dhe banka qe i mban duhet te ballancoje 85% te vleres se tyre me fonde te tjera. Kjo e ben arin te kushtueshem per banken qe ta mbaje dhe e vendos ne disavantazh kundrejt bonove te thesarit.
Atehere pse nje banke te mbaje ar, kundrejt TIPs?
Rezerva e arit bulion e USA
Dikur pergjigja e kesaj pyetje ishte e qarte: Paraja leter dhe bonot (prej letre) te nje shteti jane thjeshte leter dhe, ne rast katastrofe te sistemit financiar te nje vendi, e humbin vleren, pjeserisht ose krejtesisht. Kurse ari, - eshte argumenti - i ka qendruar testit te koheve. Dollari u be monedha nacionale e USA vetem me 1863, kurse ari ka mijera vjet qe perdoret si rezerve vlere.
Por ne dekaden e fundit statusi i arit, si mbrojtja finale ndaj abuzimit te kartmonedhes, eshte sfiduar nga kriptomonedhat, sidomos bitcoin, qe cdo dite e me shume po futen ne portofolet e investorevete zakonshem. Fillimisht ky lloj aseti ishte kishte nje kapitalizim teper te vogel per te konkuruar me arin. Tani bitcoin dhe ethereum, te kombinuara, arrijne nje kapitalizim tregu ne nivelin 1,3 trilion dollare, 10 here me te larte se para 2 vjetesh. Kapitalizimi i arit eshte rreth 10 here me i larte, 12 trilion. Mendohet se sasia totale e arit qe ekziston mbitoke eshte 200 mije ton.
Me 2020 manaxheri Chris Woods i Jeffries - nje banke investimesh e specializuar ne ar, - sinjalizoi drejtimin nga po frynte era. Ne fondet e pensioneve qe manaxhonte, ai uli sasine e arit nga 50 ne 45%, dhe 5% i investoi ne kripto. Ne nentor 2021 beri te njeten gje me edhe 5% te tjera, duke rritur ne 10% ekspozimin ndaj bitcoin ne kurriz te arit.
Volatiliteti i larte i bitcoin aktualisht e kufizon oreksin, per te mbajur me shume bitcoin, e investoreve konservatore. Gjate 5 vjeteve te shkuara ari ka levizur, lart e poshte, mesatarisht 0.6% ne dite, krahasuar me levizjen ditore te bitcoin prej 3.5%.
Por kjo situate eshte perjetuar me pare. Ari, si investim modern, e filloi jeten ne vitet 1970 dhe vazhdoi per rreth 10-15 vjet me volatilitet ekstrem. Mbajtja e arit u legalizua ne USA me 1974 dhe u deshen 20 vjet qe ai te perhapej gjeresish ne fondet e institucioneve financiare.
Sot ari e gjen vehten ne ne pozite te veshtire, sandwich, ndermjet presionit te bonove te thesarit nga njera ane dhe kriptos nga ana tjeter.
Perfundime praktike nga une:
Nuk me ka pelqyer ari si aset, se nuk ka te-ardhur. Me pelqejne me shume minierat e arit.
Ari qendroi per nje kohe te gjate ne $1300. Pastaj rritjen, nga 1300 ne 1800, e rrembyen vitet 2019 - 2020. Me duket se tani jemi ne nje periudhe renie te ngadaleshme. Duket se, brenda 1 viti, ari mund te bjere rreth $100 nga niveli ku eshte, ne rreth $1700 / troy ounce, qe do ishte nje pike e pershtatshme per t’u futur.
Bitcoin leviz mesatarsht 3.5% ne dite, qe e ben te pershtatshem per day trading (psh ne formen e GBTC).
The Economist & PT
Comments