Procedurat kozmetike dikur ishin të rezervuara per gra të moshës së mesme dhe shpesh përfshinin kirurgji. Sot ato kërkohen gjithnjë e më shumë nga vajza të reja që duan t'u ngjanë fytyrave të fotoshopuara të influencer të tyre të preferuara në rrjetet sociale dhe nga një numër në rritje i meshkujve që dëshirojnë më pak rrudha, buzë më të plota dhe nofulla më këndore. Në nivel global, më shumë se 14 milionë procedura kozmetike jokirurgjikale janë kryer në vitin 2020, edhe në mes të pandemisë, nga më pak se 13 milionë dy vjet më parë. Gjithnjë e më shumë, bisturitë po ua lënë vendin shiringave. "Research and Markets" - një firmë analistësh - llogarit se shitjet globale të trajtimeve estetike jo-invazive, aktualisht rreth 60 miliardë dollarë, mund të trefishohen deri në vitin 2030. Një pjesë e madhe e kësaj rritjeje do të vijë nga injeksionet. Këto përfshijnë Botox-in dhe substanca të tjera që ngrijnë muskujt e fytyrës, si dhe mbushësit e lëkurës që skulpturojne indet më të buta. Kërkesa është sitmuluar nga përhapja e selfieve dhe, gjatë pandemisë, video-telefonat me rezolucion të lartë. Filtrat e Snapchat dhe Instagram u japin përdoruesve një shoejte se si mund të duken me një "likuid face" të krijuar nga mbushësit. Kontrasti me atë që ata shohin në Zoom, pa zbukurime, mund të jetë i alarmues. Në USA, 2,4 milionë procedura injektuese u kryen vetëm në vitin 2020, të kulmit të goditjes nga nga Covid, afërsisht një për çdo 100 amerikanë të rritur. Rreth 700.000 trajtime të tilla u janë kryer gjermanëve, të cilët nuk janë të njohur për obsesionin me pamjen. Brazilianët, të cilët janë të fiksuar pas bukurisë, por shumë më të varfër, iu nënshtruan rreth 500.000 procedurave. Kërkesa për trajtime "parandaluese" është veçanërisht e fortë në Azi, ku pacientët më të rinj (ndonëse të kollajshme, këto janë përsëri procedura mjekësore)duan të parandalojnë një pamje të rrënuar përpara se të shfaqet ndonjë vizë rrudhe. Meqenëse injeksionet duhet të perseriten çdo disa muaj, ato u garantojnë prodhuesve të substancave dhe klinikave që i administrojnë një burim të ardhurash të vazhdueshme. Sa më i ri të fillojë klienti, aq më mirë për biznesin. Sipas një raporti nga McKinsey - një kompani konsulence - mbi 400 klinika estetike, të cilat administrojnë trajtime me injeksione, si dhe procedura të tjera si heqja e dhjamit me lazer) mblodhën më shumë se 3 miliardë dollarë nga investitorët gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2020 AbbVie, një firmë farmaceutike amerikane, pagoi 63 miliardë dollarë për të blerë kompanine Allergan, e cila ka kontrolluar gati gjysmën e tregut për injeksione që kur lançoi Botox-in për përdorim estetik dy dekada më parë dhe Juvederm, një mbushës dermal, disa vjet më vonë.
Cmimi i aksioneve te AbbVie ne burse Produkte të reja kanë filluar të kërcënojnë dominimin e Allergan. Hugel, një kompani koreano-jugore, tani ka një ofertë konkuruese që është sa gjysma e çmimit të Botox-it. Ajo po synon tregun kinez, ende të pazhvilluar. Ipsen, një prodhuese franceze e barnave dhe MerzPharma, një kompani gjermane, ofrojne gjithashtu injeksione të stilit Botox. Dysport i Ipsen ka ecur mirë në Turqi dhe në Rusi. Shitjet e Merz po rriten me shpejtësi në ekonomitë në zhvillim të Azisë dhe Amerikës Latine. Ndërkohë, disa mbushës modernë të lëkurës janë të formuluara me përbërës të tillë si acidi hialuronik, që zakonisht gjenden në produktet e buta për kujdesin e lëkurës. Kjo është më pak e dëmshme për klientët e mundshëm sesa Botox, i cili rrjedh nga një toksinë që gjendet natyrshëm në salcicet e prishura. Trajtime të tjera të reja po i eliminojne tërësisht substancat e huaja - megjithëse jo gjithmonë kjo duket më tërheqëse. Disa klinika kozmetike ofrojnë të injektojnë qeliza burimore nga dhjami i vetë pacientit në fytyrën e vet, ose trombocitet nga gjaku i tyre për të rinovuar lëkurën. Ka një problem. Mania e injektimeve, veçanërisht tek të rinjtë, shqetëson rregullatorët. Botox është një ilaç me recetë mjeku në shumicën e vendeve, por shumë mbushës të lëkurës nuk janë. Trajtimet shpesh popullarizohen në mediat sociale dhe njerëzit nuk i kuptojnë pasojat e plota të gjërave që mund të shkojë keq. Injeksionet e gabuara mund të çojnë në abscese ose, në disa raste, në nekrozë. Një protestë nga mjekët dhe viktimat e procedurave të gabuara e detyroi qeverinë britanike të shpallte në shkurt se do të kërkonte licencë për njerëzit që administrojnë trajtime jokirurgjikale. Anglia i ka ndaluar tashmë për moshat nën 18 vjeç.
コメント