top of page

Poetja shkodrane / fiorentine fiton me librin e saj një çmim prestigjioz ndërkombëtar të letërsise



Denata Ndreca


Denata Ndreca vince il Premio Internazionale di Arte Letteraria ‘Cygnus Aureus’

"È per la libertà che si ribellano e sbocciano le viole"

Shumë shkruajnë shqiptarët për lirinë.


Në 12 shkurt 2022 u zhvillua ceremonia e dhënies së Çmimit Nderkombëtar të Artit Letrar “Cygnus Aureus” e cila vlerësoi si fituese të Çmimit të Parë Destinazioni “Le Ali” poeten shqiptare qe jeton në Firenze, me librin poetik me titull ”Është për lirinë që rebelohen e çelin vjollcat”. ËSHTË PËR LIRINË QË REBELOHEN E ÇELIN VJOLLCAT Është për flladin e erës që ngrihen malet, në jehonën e tyre-gojë, fytyra, sy. Është për primulat që kthehet pranvera, puthja mbi ballin e ftohtë e një nëne që dridhet. Është në gjakun që ka shkruar historinë, kujtesa, te biri i nisur për luftë, ai bir që nuk kthehet. Është në shtëpitë e qiellit dhe ishujt e ecjeve tona rrugicave të murrëtyera me vetmira Fatet tona. Është për gjyshërit që kanë varrosur nipër, për barkun bosh të grave, me burrat e vdekur. Është për të çuar përpara paqen e jo luftën, era e gelsominit që shperthen nga poshtë tokës. Është për letrën që s’arriti kurrë; nga një ushtar - te e dashura e tij”. Është për kujtimet e një vendi, pleqtë që tymosin ulur në sheshet e kishave. Është për tingullin e kambabave që jetojnë akrepat e orëve. Është për lirinë që rebelohen e çelin vjollcat. Perktheu Keti Dibra


40 views0 comments

Komentáře


bottom of page