Dave Draper - The Blond Bomber - 28 dhe 75 vj.
The Blond Bomber (Bombarduesi Bjond) ishte nofka me te cilen njihej ne boten e musku lacionit Dave Draper, bodybuilder-i i njohur, qe fitoi 3 tituj amarikane ne vitet 60, para se te terhiqej nga kompeticioni ne moshen 28 vjecare. Vdiq me 30 nentor, nga deshtimi kongjesitv i zemres. Ishte 79 vjec.
David Paul Draper lindi ne Secaucus, New Jersey, me 16 prill 1942. I ati ishte shites, e ema shtepiake. Nuk shkelqente ne sportet kolektive, por bleu palen e pare te girave ne moshen 10 vjecare; ne moshen 12 vj. stervitej rregullisht me gira e shtange. Shkruan ne librin e tij te vitit 2020 “Nje veshtrim ne pamjen e pasme”: “Peshat ishin shoket e mij prej hekuri qe mund t’u besoja. Kur jeta behej e komplikuar, kur gocat nuk ma varnin, kur dilja huq me shkopin e bejsbollit, peshat flisnin gjuhen time.”
Dave Draper ishte 6 ft i gjate (pothuajse sa une), me 54 inch gjoks (une e kam 46) dhe peshonte 235 lbs (kundrejt 200 te mijat). Fitoi kampionatin e trupezimit te New Jersey, me 1962 dhe u zhvendos ne Los Angeles, ku vazhonte skulptimin e trupit ne palestrat rreth Muscle Beach, ne Santa Monica.
Per ata qe nuk e dijne: Santa Monica eshte nje nga 3 plazhet kryesore te L.A. (Malibu, S. Monica dhe Venice Beach) dhe ka nje seksion me paralele e shtanga te ndryshkura, te quajtur Muscle Beach, ku mblidhen muskuj te jashtezakonshem nga e gjithe bota. I sheh aty ne plazh duke ngritur pesha. Schwarzenegger eshte stervitur aty dhe ka nje shtepi tamam aty.
Dejv Draperit i pelqente shume te stervitej, per ndjesite fizike dhe emocionale te perjetuara, por nuk i pelqente te garonte dhe pozonte. “Per nje kohe e kam bere, - shkruante - por nuk ishte nje aktivitet i preferuar per mua; nderhynte me ushtrimin tim privat, kenaqesine e paster dhe ndjesine e permbushjes ne ndertimin e trupit dhe fuqise muskulore.”
“Dave stervitej me fort se kushdo tjeter dhe gjithemone vishte xhinse ne palester - tregon Frank Zane, tre here Mr. Olympia - ishte shume i forte, por nuk i pelqente te garonte.”
Trupi spektakolar i Dave Draper i siguroi disa rrole ne filmat te Hollivudit. Arnold Schwarzenegger ka thene se e mbante foton e Draper siper krevatit te tij djaloshar ne Austri dhe karriera e Draper ne filma i jepte shprese per vehte.
Majtas: Kopertina e revistes me Dave Draper qe mbante Arnoldi mbi mur.
Me pas, Draper eshte stervitur me Arnoldin; bile Draper ishte marangoz i talentuar dhe ka bere punime ne shtepine e Arnoldit ne Santa Monica.
Duke filluar qe nga koha qe garonte, Dave Draper filloi te abuzonte me alkol, marihuane dhe halucinogjene (angel dust). E shoqja thote se ishte menyra e tij per te perballuar stresin e garave e marredhenieve me Hollivudin dhe iu be ves. Gjithashtu Draper ka pranuar se ka perdorur steroide per muskulacionin. Me 1983, ne moshen 41 vjecare, u diagnostikua me congestive heart failure. (Kujdes me steroidet!)
Draper, dikush, Schwarzenegger
Ne nje shkrim te voneshem Draper pershkruante si ndjehej kur nuk shkonte ne palester: “No sets? No reps? No cunning determination how to bombard the delts, or blast the biceps? Days on end without pursuing extreme pain, through maximum muscle exertion? Full body, full strength, full breath and fulfillment are lost, gone, no more. Nary a remnant to remind, disappoint or shame. Shoot me!”
(Une: Jane njerez te vecante, e kane obsesion perfeksionin trupor, kane nje lidhje te jashtezakonshme me trupin e vet; vuajtja e trupit u lehteson mendjen, rritja e trupit i lumturon.)
Duke lexuar orbituarin e tij ne NYT, per here te pare me shkoi mendja, "ka Shqiperia kampionat te bodybuilding"? Pyeta, me thane: Marin Meksi dhe Dorina Mema.
Per Marin Meksin geta nje postim te vetin te nentorit 2021 ne FB:
Te nderuar miq, pas një lufte Titanësh, me pjesëmarrjen e rreth 400 Kampioneve me te mire te Planetit, u shpalla Kampion ne Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”, ne Portugali ne kategorine Men’s Classic Bodybuiliding up to 180 dhe vendi i katërt ne Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open. Diamond Cup dhe Medalja e Arte nesër mbërrijnë ne Tirane! Falenderoj Krijuesin, Familjen time, Shtetin Shqiptar, Ministrinë e Jashtme, Federatën Shqiptare te Bodybuilding me ne krye legjendën z.Rando Kukeli, KOKSH, Federatën e Kosovës me ne krye Presidentin, Gjeneral Esat Lata dhe SP z.Sabri Dragusha, Federatën e RMV me ne krye z.Boban, Federatën Portugese me z.José Monteiro, IFBB dhe z.Santonja, Trajnerin tim Abdul Faëaz, ne Porto pata mbështetjen e pa kursyer te legjendes tone te football z.Edi Abazi, si dhe gjithë Popullin Shqiptar qe me përkrahu ne çdo hap.
In God we Trust
Gjeta foto te tij. Nuk e gjeta biografine e Marin Meksit, por vetem qe eshte diplomat i karrieres. Si mund te mos kete faqe ne Wikipedia nje kampion i tille?!
Kurse “Zonja Muskul” e shqiptarizmes me thane se eshte Dorina Mema. Gjeta foto te saj por pak informacion. Qenka nga Kosova, juriste dhe ka punuar si konsulente muskulacioni neper krociera dhe ne Emiratet.
Do doja te dija me shume per keta kampione shqiptare: bodybuilding kerkon pune te jashtezakonshme, disipline, vuajtje fizike dhe si rrjedhim nderton karakter. Te gjitha sportet ndertojne karakter si dhe te gjitha punet e renda, fizike apo mendore.
PT
Comentarios