top of page

Njerezit nuk kane frike nga ligji, por nga shteti, Ka vdekur e qeshura. "Nuk mund te rrezikoj"


Shkruajne dy shoqe, mbeshtetese te OQ, njera nga diaspora dhe tjetra ndenjese, te cilat me kerkuan te mos ua publikoja emrat.

Diasporistja:

Sic e keni vene re, Organizata e Qendres nuk eshte per 'luften finale', por per paqen finale. Por cfare kerkon shoqeria jone e polarizuar? Sa njerez mund te jene per paqen kur jetojne cdo dite me friken se mund t'u rreshqase toka nen kembe, se dikush do t'i heqe nga puna, do t'iu prishe biznesin, do t'iu beje gjëmen?

Nente vite me pare, ardhur nga jashte pija kafe me disa miq te Abba tour. Me ankoheshin se ne Shqiperi nuk kishte ligj. I ndala duke i pyetur ku e kishin parkuar veturen. Me thane 'natyrisht parkim te parregullt'. Iu thashe, ju nuk e dini c'eshte ligji, ligji te detyron te sillesh, te ben te pyesesh veten 100 here a je ne rregull.

Por cfare shoh ne 2022, nente vjet me vone?! Frika nga ligji nuk ekziston, por frika nga shteti po, ne te gjitha nivelet. Te qeshurat e cmendura me miqte, qe dikur ta mbushnin shpirtin, jane zhdukur. Ecni njehere trotuareve, shikoni perreth ne kafe, a degjoni ndonje te qeshur? Jo. Njerezit flasin me njeri tjetrin si te jene nordike, te permbajtur, hetojne njeri tjetrin ne fytyre e ulin zerin. Hapni televizoret, sheh vetem fytyra udheheqesish plot urrejtje, perbuzje, tallje, pabesi e mashtrime. Ku ka nje te tille ligjerim publik, ne cilin vend te botes?

Niçe thoshte: ke nevoje per pushtet kur do te besh keq, per gjerat e mira dashuria mjafton. Zgjedhja eshte e juaja: OQ.


Shqiptaret ne kafe

Ndenjesja:

Me zemer te thyer, nuk e plotesoj dot formuparin e pjesemarrjes ne OQ per shkak te te dhenave personale te kerkuara. Punoj ne administrate, nuk mund te rriskoj te jap te dhena personale per arsye politike. Jane iluminuese shkrimet tuaja dhe kauza juaj. Ju ndjek prej disa vjetesh por te dhenat personale nuk mund t’i ndaj.

OQ: Organizata e Qendres (OQ) eshte apolitike. Eshte nje ojf SOCIALE, qe bashkon njerez “pa dallim feje, krahine, ideje” per dy gjera te mira:

  1. Votimi Diaspores, qe e jep Kushtetuta, Ligji shqiptar i Emigrimit dhe dy konventa nderkombetare, qe Shqiperia i ka ratifikuar, dmth kane forcen e ligjit: Deklarata e te Drejtave te Njeriut dhe Konventa Per te Drejtat e Migranteve.

  2. Ushqimi i femijeve ne shkolla, falas. FAO - agjensia e OKB per ushqimin - tha se femijet shqiptare jane me te kequshyerit ne rajon. Kequshqimi e ben femijen psikopat, me mendje te dobet per shkolle dhe trup te dobet per sport. 34% e popullsise ndenjese te Shqiperise jeton me me pak se $5 ne dite. Duhen 200 milion euro ne vit per te ushqyer femijet ne shkolla, me vitamina dhe proteine. Vjedhja e shtetit vleresohet ne 1 miliard euro ne vit. Le te vidhen 800 milion dhe me 200 milion te ushqehen femijet.




154 views0 comments

Comments


bottom of page