Parid Turdiu - kryetar OQ
0rganizata e Qendres (OQ) dorezoi dje paketen e aplikimit per grantin $24.000 te ofruar nga populli amerikan nepermjet Ambasades, per projekte qe forcojne demokracine ne Shqiperi.
Projekti yne eshte "Nxjerrja para Gjykates Kushtetuese, i Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise, si jo-kushtetues, se nuk perfshin votimin e shtetasve shqiptare me qendrim jashte atdheut".
Ju lutem regjistroni mbeshtetjen tuaj duke klikuar ketu: Mbeshtesim Votimin e Diaspores!
Programi i projektit permban keto detyra:
Studim i fizibiliteti ligjor, shoqeruar me raportin perkates
Studim i aspekti social te ceshtjes: E drejta e votes se Diaspores si: a) e drejte e njeriut, b) zgjerim i demokracise, c) perfshirje ne jeten e vendit e rinise se Diapores, d) reforme anti-korrupsion, e) reforme per permiresim qeverisje dhe ne pergjithesi si nje akt teper patriotik e progresist qe bashkon kombin global shqiptar.
Studim i fizibilitetit teknologjik, shoqeruar me raportin perkates. E drejta reale per te votiar kerkon votimin online te emigranteve nga celulari. Teknologjia e sotme, duke perfshire blockchain, e ben te mundur kete. Studimi teknologjik do percaktoje kush mund ta realizoje dhe sa kushton ne kohe e monedhe.
Kontraktimi i avokateve kushtetues, hedhja ne gjygj kushtetues, zhvillimi dhe fitimi i gjygjit.
Mobilizimi i opinionit publik: Kjo eshte nje ceshtje e madhe. Paralelisht me gjygjin duhet fituar edhe ne mendjet dhe zemrat e njerezve.
Buxheti qe hartuam per kete projekt doli 75 mije dollare. Shpresojme te marrim 24 mije nga USA, te tjerat do i perballojme me fondet qe do ngrejme nga kontributet e mbeshtetesve.
Paketa e aplikimit qe dorezuam dje permbante 15 dokumente:
1. Cover Letter
2. Duns Number
3. NCAGE Application proof
4. DemComm Application Form
5. SF-424
6. SF-424A
7. Detailed Budget (not required)
8. Statuti i “Organizata e Qendres (OQ)”
9. Vendim per Regjistrim Personi Juridik
10. Vertetim regjistrimi
11. Çertifikate Regjistrimi NIPT/SSN
12. Llogaria bankare e OQ
13. CV Parid Turdiu
14. CV Eriola Çollaku
15. CV Jurild Hoxha
Comments