top of page

Nervozizëm në bursë. Inflacioni 7.5%. Rënie e thellë e aksioneve të teknologjisë. Do fundosemi?

Updated: Feb 11, 2022


"Për historianët çdo ngjarje është unike," shkroi Charles Kindleberger në studimin e tij të krizave financiare. Por ndërsa “historia është e veçantë; ekonomia është e përgjithshme” - përfshin kërkimin e modeleve që tregojnë nëse një cikël po kthehet. Sot sistemi financiar i Amerikës nuk duket aspak si përpara krizave të 2001 dhe 2008, megjithatë kohët e fundit ka pasur disa shenja të njohura të nervozizmit dhe frikës në Wall Street: ditë të egra tregtimi pa lajme të vërteta, luhatje të papritura të çmimeve dhe një ndjenjë e sekëlldisëshme mes shumë investitorësh se e kanë tepruar me tekno-optimizmin. Pasi u rritën në 2021, aksionet në Wall Street patën janarin e tyre më të keq që nga viti 2009, duke rënë me 5.3%. Çmimet e aseteve të favorizuara nga investitorët me pakicë, si aksionet e teknologjisë, kriptovalutat dhe aksionet në prodhuesit e makinave elektrike, kanë rënë me thellë, shpesh 50%. Atmosfera në r/wallstreetbets, - një forum për daytraders (tregtuesit ditore të aksioneve), - paradisa muajsh e hareshme, tani është e zymtë.


Është joshëse të mendosh se shitja (rënia) e janarit ishte pikërisht ajo që duhej, duke e pastruar bursën nga ekseset e saj spekulative. Por sistemi financiar i Amerikës, edhe ne kete gjendje te re, është ende i ngarkuar me rreziqe. Çmimet e aktiveve janë të larta: hera e fundit që aksionet ishin kaq të shtrenjta, në krahasim me fitimet afatgjata, ishte përpara rënies së 1929 dhe 2001, dhe kthimfitimi shtesë për zotërimin e bonove të rrezikshme është afër nivelit më të ulët për një çerek shekulli. Shumë portofole janë ngarkuar me aktive "me kohëzgjatje të gjatë" që sjellin fitime vetëm në të ardhmen e largët. Dhe bankat qendrore po rrisin normat e interesit për të zbutur inflacionin. Rezerva Federale e Amerikës pritet të bëjë pesë çerek-pikë rritje këtë vit (në total 1.25%). Kthimfitimi i bonove dyvjeçare gjermane të Bund-it u rrit me 0.33 pikë ne javën e kaluar, kërcimi i tyre më i madh që nga viti 2008.


Përzierja e vlerësimeve të larta dhe normave të interesit në rritje mund të rezultojë lehtësisht në humbje të mëdha, pasi norma e interesit e përdorur për t’iu zbritur të ardhurave të ardhshme, rritet. Nëse ndodhin humbje të mëdha, pyetja e rëndësishme, për investorët, për bankierët qendrorë dhe për ekonominë botërore, është nëse sistemi financiar do t'i absorbojë ato në mënyrë të sigurtë apo do t'i amplifikojë ato. Përgjigja nuk është e qartë, sepse ai sistem është transformuar gjatë 15 viteve të fundit nga forcat paralele të rregullacionit dhe inovacionit teknologjik.


Rregullat e reja të kapitalit kanë eliminuar shumë rreziqe nga bankat. Dixhitalizimi u ka dhënë kompjuterëve më shumë fuqi vendimmarrëse, ka krijuar platforma të reja për zotërimin e aseteve dhe ka ulur koston e tregtimit pothuajse në zero. Rezultati është një sistem me frekuencë të lartë, i bazuar në treg, me një kast të ri lojtarësh. Tregtimi i aksioneve nuk dominohet më nga fondet e pensioneve, por nga fondet e automatizuara të tregtuara në burse (ETF) dhe një mori investorësh me pakicë që përdorin aplikacione të reja të brilante. Mund te merret hua, si në fondet e borxhit (debt funds), edhe në bankat. Kredia rrjedh përtej kufijve shtetrorë falë menaxherëve të aseteve si kompania BlackRock, të cilët blejnë bono të huaja, dhe jo vetëm nepermjet huadhënësve globalë si Citigroup. Tregjet funksionojnë me shpejtësi marramendëse: vëllimi i aksioneve të tregtuara në Amerikë është 3.8 herë më i lartë se sa ishte një dekadë më parë.


Shumë nga këto ndryshime kanë qenë për mirë. Ato e kanë bërë më të lirë dhe më të lehtë për të gjitha llojet e investorëve që të merren me një gamë më të gjerë asetesh. Kriza e viteve 2008-09 tregoi se sa e rrezikshme ështe që bankat, që marrin depozita nga publiku, të ekspozohen ndaj humbjeve katastrofike, gjë që i detyroi qeveritë te nderhynin per t’i shpëtuar. Sot bankat janë më pak themelore për sistemin financiar, të kapitalizuara më mirë dhe kanë më pak aktive me rrezik të lartë. Marrja e rrezikut sot bëhet më shumë nga fondet e mbështetura nga aksionerët ose kursimtarët afatgjatë, të cilët, në letër, janë më mirë të pajisur për të absorbuar humbjet.


Megjithatë, rishpikja e financave nuk e ka eliminuar mëndjelehtësine. Bien në sy dy rreziqe. Së pari, disa levëzime (leverage) qëndrojne te fshehura në bankat-hije (shadow banks) dhe në fondet e investimeve. Për shembull, totali i huamarrjeve dhe detyrimeve te hegde funds, te trusteve te pronave dhe fondeve të tregut të parasë (money market) janë rritur në 43% të GDP-së, nga 32% një dekadë më parë. Firmat mund të mbledhin borxhe të mëdha pa e vënë re askush. Archegos, një zyrë e panjohur e investimeve familjare, falimentoi vitin e kaluar, duke u imponuar 10 miliardë dollarë humbje huadhënësve të saj. Nëse çmimet e aseteve bien, mund të pasojnë goditje të tjera, duke e përshpejtuar korrigjimin.


Rreziku i dytë është se, megjithëse sistemi i ri është më i decentralizuar, ai ende mbështetet në transaksionet që kanalizohen përmes disa nyjeve që mund të mbingarkohen në periudha volatiliteti te burses. ETFs, me 10 trilion dollarë gjendje, mbështeten në disa firma të vogla financiare (market makers) për të siguruar që çmimi i fondeve të gjurmojë me saktësi asetet e poshtëvendosura që zotërojnë. Triliona dollarë kontrata të derivativëve kalohen përmes pesë firmave amerikane të kleringut. Shumë transaksione kryhen nga një lloj i ri ndërmjetësish, siç është Citadel Securities. Tregu i bonove të Thesarit tani varet nga funksionimi i firmave të automatizuara të tregtimit me frekuencë të lartë.


Të gjitha këto firma ose institucione mbajnë rezerva sigurie dhe shumica mund të kërkojnë kolateral ose "marzh" të mëtejshëm për t'u mbrojtur nga humbjet e përdoruesve të tyre. Megjithatë, përvoja e kohëve të fundit sugjeron se ka arsye për shqetësim. Në janar 2021, tregtimi i furishëm i një aksioni të vetëm, GameStop, çoi në kaos, duke shkaktuar thirrje të mëdha marzhi nga sistemi i shlyerjes, të cilin një gjeneratë e re firmash brokerimi të bazuara në aplikacione, përfshirë Robinhood, hoqën keq qe t’i paguanin. Ndërkohë, tregjet e thesarit dhe të parasë u ngrinë në 2014, 2019 dhe 2020. Sistemi financiar i bazuar në treg është hiperaktiv ne shumicën e kohës; në kohë stresi fusha të tëra të aktivitetit te tregtimit mund të pësojnë ngërc. Kjo mund të nxisë panik.


Qytetarët e zakonshëm mund të mos mendojnë se ka shumë rëndësi nëse digjen një grup tregtuesish ditorë dhe menaxherësh fondesh. Por një zjarr i tillë mund të dëmtojë pjesën tjetër të ekonomisë. Plot 53% e familjeve amerikane zotërojnë aksione (nga 37% në 1992), dhe ka mbi 100 milionë llogari brokerimi në internet. Nëse tregjet e kredisë bllokohen, familjet dhe firmat do të përpëliten për të marrë hua. Kjo është arsyeja pse, në fillim të pandemisë, Rezarva Federale (banka qendrore e USA) veproi si një "krijues tregu i mjetit të fundit", duke premtuar deri në 3 trilion dollarë për të mbështetur një sërë tregjesh borxhi dhe për të perforcuar treguesit dhe disa fonde mutuale.


A ishte ky shpëtim nga Rezerva Federale një ngjarje unike e shkaktuar nga një situatë e jashtëzakonshme, apo një shenjë e gjërave që do të vijnë? Që nga viti 2008-2009, bankat qendrore dhe rregullatorët kanë pasur dy synime të pashprehura: të normalizojnë normat e interesit dhe të evitojnë përdorimin e parave publike për të siguruar marrjen e rrezikut privat. Duket se këto synime janë në tension: Rezerva Federale duhet të rrisë normat, por kjo mund të shkaktojë destabilizim. Sistemi financiar është në gjendje më të mirë se në vitin 2008, kur kumarxhinjtë e pamatur në Bear Stearns dhe Lehman Brothers sollën botën në ngërç. Megjithatë, mos bëni gabim te mendoni se nuk do përballet me një sprovë të ashpër.


The Economist


Komenti im: Kur lexon, qoftë edhe publikimet më të mira financiare, nuk të thonë dot se cfarë do ndodhë. Presidentit Turman, kur u kërkonte keshilla ekonomistëve, i thonin, “nga njëri krah mund të ndodhe kjo, por nga krahu tjetër mund të ndodhe ajo”. Dha urdhër, “me sillni vetëm ekonomiste pa krahë”. Unë vetë jam optimist për 2-3 muajt e ardhshëm, së eshtë ekonomi covidi. Inflacioni dhe rënia e tregut u shfaqën në dhjetor me omicronin. Me rënien e omicronit shpresoj që tregu do përmiresohet deri diku. Vërtet, këto ditët e fundit kanë qenë të mira. Bitcoini kishte rënë në 35 mije, tani ështe 44 mijë. Nasdaq ka nje farë rekuperimi gjithashtu. Nuk di njeriu c’te bëjë: Te shesim tani, e para me humbje dhe e dyta, të mbajme cash i cili humb 7.5% ne vit per shkak te inflacionit?


Të paktën real estate po shkon mire. Ku merret vesh, nqs fillon lufta ne Ukrainë, do jetë më mirë apo më keq për bursen ne USA?! Nga njeri krah lufta turbullon tregjet, nga krahu tjetër do futen para në USA për te blerë asete më të sigurta amerikane (haha). Qëndroni të diversifikuar. Mbani në bankë 1 vit cash.


Parid Turdiu


12 views0 comments

Recent Posts

See All

Ducja

Situata politike ne Itali para Luftes se Pare Boterore (L1B) Me 29 korrik 1900, nje anarkist i quajtur Gaetano Bresci vrau me arme zjarri...

Comments


bottom of page