top of page

Gjykata kushtetuese per votimin e emigranteve - Parid Turdiu



Nje emigrant i fameshem


VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,

VENDOSI:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.


VOTIMI I VERTETE I DIASPORES VVD


Ideja per ta cuar ceshtjen e votimit te emigranteve ne Gjykaten Kushtetuese ishte e imja, te cilen e kam shprehur publikisht dhe vazhdimisht ne gazeten me te madhe te botes, Facebook, qe nga shtatori 2021. Ose me sakte, nuk mund te dij se kush e kishte ne koke, por askush nuk e kishte shprehur publikisht para meje.


Disa shqiptare ndenjes dhe ne emigracion e pelqyen. Ne nentor 2021 themeluam ne Tirane ORGANIZATA E QENDRES (OQ) me shqiptare te Shqiperise dhe Europes dhe ne shkurt 2022 themeluan ne Florida ALBANIAN AMERICAN ORGANIZATION QENDRA (AAOQ) me shqiptare te USA dhe Kanadase, dy organizata simotra, tamam per te hedhur ne gjyq kushtetues ceshtjen e votimit te Diaspores.


Pse dy organizata ne ndryshme? Se ligjet per rregullimin e financave te tyre, ne vende te ndryshme, jane te ndryshme.


Me keshilluan se duhej nje organizate e regjistruar ne Shqiperi, per te bere padine ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, se Gjykata mund te mos e pranonte padine me justifikimin, "nuk jeni organizate shqiptare".


Pyeta per organizatat e tjera te Diaspores. Me thane se ekziston edhe nje organizate tjeter qe ben avokaci civike. I kontaktova dhe u kerkova te punonim bashke. Nuk deshen.


Nderkohe, kjo organizate mori idene tone dhe vrapoi dhe e depozitoi e para padine ne Gjykaten Kushtetuese. E dini si e kuptoj qe e kishin me hile? Se nuk me thane, mikroborgjezet, e mbajten sekret. Haha!


Cfare i kishin kerkuar Gjykates? 1) Anullimin e zgjedhjeve te 21 prillit si jo kushtetuese, se nuk mori pjese Diaspora. 2) Anullimin e vendimit te Ministrise se Shendetsise per te mos lejuar emigrantet te futeshin te votonin me 21 prill, per aresye te covidit.


Gjykata Kushtetuese nuk i anulloi zgjedhjet, se te gjitha zgjedhjet ne Shqiperi kane qene jo kushtetuese, tamam per kete aresye, por anulloi vendimin e M.SH. Ca vlere ka kjo, tani pas pilafit? Se covid nuk ka me.


Ne vendimin e saj te para dy diteve, GJ. Kushtetuese konstatoi cenimin e te drejtes se emigranteve (QE ESHTE POZITIVE) dhe i kerkoi Kuvendit te plotesoje ligjin, por pa i thene se ku eshte gabimi ne ligjin e vjeter elektoral, se keta nuk e kerkuan.


Po te kishin punuar me ne, padia e tyre do kishte dale shume me mire, por u nxituan te vraponin te paret. (Anullimi i zgjedhjeve do conte akoma me shume uje ne mullirin e mazhorances, se opozita nuk eshte kerkund gati per zgjedhje te parakoheshme.)


Establishmenti, por te donte ta realizonte votimin e Diaspores do e kishte bere vete. Tani do perpiqet te beje nje votim fasade, qe te munde ta kontrolloje.


Ne padine tone kushtetuese, te dorezuar ne Gjykate me 4 tetor, Qendra (OQ dhe AAOQ) ka kerkuar korigjimin e Kodit zgjedhor ne keto 3 drejtime:

1. Emigrantet te votojne aty ku jane. 2. Votimi te numrohet ne qarkun e origjines ku kane regjistrimin. 3. Votimi te jete elektronik online.


Padia jone (e Qendres) eshte e argumentuar jashtezakonisht mire, bile u impresionova me punen e avokates.

Sot eshte koha e elektronikes, e cila eshte superiore ndaj punes se dores ne cdo rast. Nqs votimi nuk behet elektronik, pra me app nga celulari, shume emigrante nuk do votojne, se votimi me poste eshte jo praktik dhe numrimi manual i votave e ka humbur kredibilitetin.

Votat duhet te numrohen ne qarkun e origjines, per nje shperndarje proporcionale ne krahinat e vendit, per te mos ndare popullin ndenjes nga emigrantet dhe - me e rendesishmja - per te siguruar barazine e votave te shtetasve, e cila eshte kerkese kushtetuese.

Nqs votat nuk numrohen ne qarkun e origjines, por krijohet nje zone elektorale e veçante per Diasporen, - sic duket te jete preferenca e establishmentit per votimin fasade - kesaj te fundit duhet t'i takojne me shume se 60 deputete, se ne Diaspore jane 1.6 milion shtetas, jo 5 - 10 deputete sic po flitet ne zyrat e Tiranes. Kjo do e shkelte barazine kushtetuese te votes se shtetasve: Ne Shqiperi do kishte 1 deputet per 20 mije shtetas, ne Diaspore do kishte 1 per 200 mije.

Shpjegimin e hollesishem te padise se Qendres mund ta gjeni ketu:


https://www.qendra.online/post/votimi-i-v%C3%ABrtete-i-diaspor%C3%ABs-avokatja-e-organizat%C3%AB-s%C3%AB-qendr%C3%ABs-depoziton-padin%C3%AB-kushtetuese




Comentarios


bottom of page