Nga Marlind Tagani
Një risi e re si metaverse nuk duket se do të zgjidhë problemin kryesor të rrjetit social: ngadalësimin e rritjes së përdoruesve dhe reklamave.
Rënia masive e aksioneve te FB, te enjten, e cila fshiu menjëherë rreth 200 miliardë dollarë në vlerën e saj te tregut, tregon se riemërtimi i korporatës së Facebook në Meta nuk është i mjaftueshëm për të larguar investitorët nga problemet në biznesin e tij kryesor të mediave sociale.
Jo vetëm që rritja e përdoruesve në Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishte në thelb ne te njejtat nivele me tremujorin e kaluar, por aplikacioni kryesor i Facebook humbi 1 milion përdorues në Amerikën e Veriut, ku fiton më shumë para përmes reklamave. Kjo rënie çoi në një rënie të përgjithshme të përdoruesve të Facebook globalisht, gjë që një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se është rënia e parë vijuese në historinë e kompanisë.
Kjo rënie në 1,929 miliardë përdorues ditorë nga 1,93 miliardë në tremujorin e kaluar, ka të ngjarë të jetë një reflektim i mungesës në rritje të Fcebook-ut me të rinjtë.
Meta nuk zbulon numrat e përdoruesve të Instagramit, por përdoruesit e përditshëm në të gjitha aplikacionet e tij mezi u ngritën në 2.82, duke shtuar vetëm 10 milionë përdorues nga tremujori i tretë.
Kjo eshte karta e stock-ut te FB ne 5 vjet. Te enjten e shkuar, ne hapje te tregut, ra nga $320 nje dite me pare, ne 240. Te premten qendroi pothuajse stabel, sot ka rene perseri $10.
Meta është ende jashtëzakonisht fitimprurëse: fitoi rreth 40 miliardë dollarë vetëm në vitin e kaluar, kryesisht nga reklamat. Por po humbet gjithashtu miliarda në Reality Labs, divizioni përgjegjës për kufjet Quest VR, softuerin VR, syzet e ardhshme AR dhe iniciativa të tjera të lidhura me metaverset. Ky divizion humbi 10.2 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe raportoi të ardhura prej 2.3 miliardë dollarësh – një statistikë që përfshin shitjet e Quest dhe uljen e blerjeve të aplikacioneve VR.
Meta ende nuk e ka zbuluar numrin e shitjeve për Quest, megjithate vlerësimet e palëve të treta e lidhin numrin diku te rreth 10 milionë njësi. Në një telekonferencë mbi fitimet, me investorët të mërkurën, Zuckerberg tha se kufjet e ardhshme VR të Meta-s do të hidhen ne treg më vonë këtë vit dhe do të jenë në "nivelin e lartë të spektrit të çmimeve". Ai ka qenë i qartë qe ai synon të rrisë shpenzimet në Reality Labs në vitet në vijim dhe se ai sheh një kombinim të AR dhe VR si platformën tjetër të madhe kompjuterike. Është e qartë se problemi më i madh me të cilin përballet Meta tani është biznesi i mediave sociale që paguan për këto investime.
Shpikësi i PlayStation mendon se metaverse është i pakuptimtë.
Njeriut që shpiku PlayStation nuk i bën përshtypje metaversi.
Ken Kutaragi, një ish-ekzekutiv i Sony, i cili ndonjëherë njihet si "Babai i PlayStation" tha në një intervistë me Bloomberg se nuk sheh shumë vlerë në metaverse. “Të jesh në botën reale është shumë e rëndësishme, por metaverse ka të bëjë me krijim thuajse real në botën virtuale dhe nuk mund ta shoh kuptimin që ta bëj këtë”, tha Kutaragi. "Do të preferonit të ishit një avatar i lëmuar në vend të vetes suaj të vërtetë? Kjo në thelb nuk ndryshon nga faqet anonime të bordeve të mesazheve," shtoi ai.
Metaverse është një term i huazuar fantashkencë, i cili i referohet një versioni të ardhshëm të internetit të aksesuar përmes teknologjise si VR (realiteti virtual) dhe AR (augmentet reality - realiteti i krijuar nga bota e vertete). Kutaragi tha se kufjet VR dhe AR të lidhura me teknologjinë metaverse janë një pikë pengese. “Kufjet do t’ju izolonin nga bota reale dhe nuk mund të pajtohem me këtë”, tha ai, duke shtuar: “Kufjet janë thjesht të bezdisshme”. Meta, dikur Facebook, ka qenë në krye të kompanive të teknologjisë që reklamojnë teknologjinë metaverse. Microsoft, rivali i konsolës së lojërave video të Sony dhe prodhuesi i Xbox, tha këtë javë se do të fokusohej në ndërtimin e platformave metaverse me blerjen e botuesit të lojërave Activision.
Kutaragi nuk është i vetmi anëtar i industrisë që shpreh skepticizëm për meritat e metaverse. Themeluesi i Evernote, Phil Libin, tha në një intervistë se zhurma rreth teknologjisë metaverse i kujton atij propagandën komuniste që ai ishte ekspozuar duke u rritur në ish-Bashkimin Sovjetik.
Marlind Tagani
コメント