UNE JAM POEZIA
Jam drita, që ti të shohësh mrekullinë.
Jam njohja, që ti të gjesh empatinë.
Jam e vërteta, që ti të kuptosh kotësinë.
Jam ndërgjegjja, që ti të vuash ligësinë.
Jam fjala, që ti të shuash barbarinë.
Jam fryma, që ti të mendosh përkohshmërinë.
Keti Dibra
Nje grua e moshuar ne kafe me nje liber
ZOTËRIA I KAFENESË
Të kam vështruar përherë mëngjeseve,
zotëri i kërrusur nga jeta e lodhja
Jak' e xhaketës veshur shkujdesur
Gazeta nên sqetull përhere e jotja!
E shtyn me mund portën e kafenesë
heshturazi i drejohesh qoshes tënde
hapat të të kundershtojnë duan
ndërsa ti me vetminë “rehatohesh” ..
Nënvizon një libër aty dalëngadalë
mikeshë ti ke vetëm kafenë
rrezja dimërrore të të ngrohë s’mundet
Ndërsa symbyllur nis e mediton
Duart e ngathta pa folur flasin
një laps i paprehur mes fletësh
ti je i njëjti çdo ditë atje
për të gdhendur pak nga pak jetën !
Original rituali yti mëngjezor..
ti pa e ditur e pasuron kafenenë
përshendet kamarierin djaloshar
“Mirmengjes zotëri “përherë nga dikush e merr!
Je nga të paktët që shijon kështu
Çastin, librin e të shtruarat fjalë
Por prej disa ditësh unë nuk të kam parë
Thuamë të lutem se nesër do të jesh prap këtu!
Kjo poezi eshte per nje burre te moshuar i cili eshte tipik - te pakten ka qene se sot s'besoj se gjen me te tille - e qe ne rutinen e perditshme duket sikur nuk bie ne sy. Eshte ai lloj personazhi qe mua perhere me ka bere pershtypje kafeneve plot zhurme e tangerllek, ku mosha e trete sikur shperfillet por qe ne thelb mbart aq vlere. Ka qene nje zoteri i tille ne kafenene time dhe ne nje moment nuk e pashe me. S'di pse ja ndjeva shume mungesen. Ai nuk erdhi me atje kurre.
Inis A. Jorgo
Comments