top of page

Dy pjesë te zgjedhuna e të perkthyme nga Denata Rroji



Mos e hup zemren tande të mirë


Rastësisht nji burrë i gjendun aty pari, pa nji gjarpën që kishte ra n' zjerm dhe rrezikonte me u djegë. Menjiherë vendosi me e nxjerrë nga aty ku po përpëlitej. Në veprim e sipër, sapo përpiqej me e shpëtu, kafsha e kafshoi duke i shkaktu dhimbje torturuse. Instiktivisht nga dhimbja dhe e paprituna e reagimit të zvarranikut, burri e lshoi gjarpnin dhe ai ra pëmbi zjerm persri. Burri pasi mori shpejt vedin nga e trondituna dhe dhimbja, filloi me kerku perreth i shqetësum, derisa gjeti nji shufër metali per me e përdorë me nxjerrë gjarpnin nga zjermi, me ia shpëtu "jetën". Nji i panjohun, që po shikonte gjithë ngjarjen, u afru burrit me kujdes dhe e pyti me kuriozitet: “Ai gjarpën të kafshoi. Pse u përpoqe me ngulm me e rujt? " Burri iu përgjigj: "Natyra e gjarpnit asht me kafshu, por kjo nuk më ndryshon natyrën time, që asht me ndihmu. " Mos e ndryshoni natyrën tuj thjesht pse dikush ju damton. Mos e hup zemrën tande të mirë...



Kafka dhe vajza


Në moshën 40 vjeçare, Franz Kafka, i cili nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë, ndërsa shëtiste i vetëm në një park në Berlin, takoi një vajzë të vogë që po qante pse kishte humb kukullën e saj të preferume. Ajo dhe Kafka fillun me kërku për me e pas prap kukullën, por pa sukses. Kafka i tha vajzës se do ta takonte atë të nesërmen po në të njëjtin park për t’u kthy së bashku për ta kërku kukullën e humbun. Të nesërmen, ndërsa ende nuk e kishin gjet kukullën, Kafka i dha vajzës një posullë "të shkrume nga kukulla” ku i thoshte : "Të lutem mos qaj! Unë kam nis një udhëtim për të pa botën. Do t'shkruj për aventurat e mia." Kështu filloi historia mes tyne, e cila vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës. Gjatë takimeve me vajzën, Kafka ia lexonte letrat e kukullës të shkrume nga vet ai me kujdes përmes aventurash dhe bisedash, sa vajzës i dukeshin të adhurueshme. Ma n'fund, Kafka ia gjeti vajzës kukullën, e cila ishte kthy në Berlin prej aventurave. "Nuk ngjan aspak me kukullën time!" - tha vajza. Kafka i dorëzoi një posullë tjetër asaj në të cilën kukulla shkruate: "udhëtimet më kanë tjetërsuar nga pamje". Atëherë vajza e vogël rroku kukullën e re dhe e lumtun mori për në shpinë e vet. Një vit ma vonë Kafka vdiq. Ndërsa shumë vite të tjera kishin kalu, vajza tashma e rritun gjeti një letërz brenda trupit të kukullës. Në atë copëz letre të palosun dhe të nënshkrume nga Kafka shkruhej: "Gjanat që dum edhe mund t'i humbim, por prap se prap ajo dashuni do t’ na kthehet në nji mënyrë tjetër".


(Marrë në web)

54 views0 comments

Comments


bottom of page