top of page

Dileme e nje elektorati gri, me 25 prill. Opsionet per votuesit. Llogaridhenia. Doreheqja

Nga Jurild Hoxha


Para zgjedhjeve te 25 prillit


J: Nuk kam besim qe mund te fitoje opozita, gjithe keto gabime te bera gjate ketyre viteve. Ne fushate nuk duken kurrkund, nuk te afrohet kush, kane frike se i shan.


X: E ka te veshtire por rrotacioni do te ndodhe. Ndoshta me diference te vogel. Me gjithe kete korrupsion te R, kriminalitet, nuk ka mundesi te fitoje serish.


J: Nuk kane asnje risi ne fushate. Qasja e tyre ndaj njerezve eshte e njejte me te PS. Ata pak qe te afrohen nuk marrin mundimin ta bejne diskutimin parimor. Kerkojne te te blejne. Nuk kane ide. Nuk mund ta mundin PS me te njejtat arme. Ajo eshte e forte.


J: Se di a e pe ……… te PS qe kishte kaluar me PD. Ti e njeh ate? Une po. Eshte katundar, mashtrus, hajdut, ben dhe si i forte pale. Mire qe e marrin se votat duhen por si shkojne e bejne reklame ne fushate me te? Del kryetari me nje njeri te tille?!


X: E njoh pak. Ai nuk eshte katundar. Ata jane minj qe shkojne nga fituesi. Per kete bejne reklame. Per te treguar qe ne do te jemi fituesit


J: E ben dhe R por me koka. Deputete te LSI qe kalojne tek PS. Ajo ia vlen, jo kjo qe ben PD me njerez te tille kaq te rendomte.


X: Eshte e veshtire te besh opozite. Sidomos pas vitesh jashte pushtetit. Fushata kerkon para. PS ka elektorat tradicional te trasheguar. Por eshte i domosdoshem te ndodhe rrotacioni.


J: Kujt i duhet nje rrotacion. Nese nuk e meritojne te fitojne te mos e votojme thjesht per rrotacion. Jane mesuar keq. Kjo pune nuk duhet te jete me radhe.


X: Nje mandat tjeter jashte qeverise, PD shkrihet. Rrotacioni eshte i rendesishem. Sa me i shpeshte, i heq fuqine qeverise dhe ja kalon administrates dhe institucioneve.


J: Le te shkrihet me mire se sa te vazhdojme ne vend numero, ose me keq akoma kthim pas, pastaj kush pyet per administrate kur vjen puna per korrupsion, ti e njeh administraten si eshte.


X: Gjate rrotacioneve administrata behet e qendrueshme. Nuk do t’i heqe njeri nga puna dhe secili behet i pavarur ndaj zyrtareve te larte. Zyrtaret nuk e bejne vetem korrupsionin .


J: Keshtu duhen 100 vjet.


X: Po, por s’ka zgjidhje tjeter.


J: Ka ardhur koha qe njerezit te shohin alternativat e reja. Ka plot.

X: Ku jane? Nuk vlen asnje. Hyn per te marr ndonje mandate per vete ose i fut R. Jane te pakenaqurit, kaq.


J: Perderisa PS dhe PD nuk perbejne ndryshim, me mire te shperndahet pushteti, nje mandat ketu e tre atje se sa te hajne vetem keta.


X: Ti e ke pare cka bere LSI keto vite.


J: Po ku I dihet, del ndonje i hajrit. Duhen provuar


X: E si dilkan nga hici. Duhen vite.


J: Jane keto te rejat mo qe nuk jane provuar. Psh Jozevina, Nisma s’me duket dhe aq keq.


X: Nuk mund te mbajme shprese tek njerez qe vijne nga hiçi. Kush jane keta? Jane te paprovuar, pa experience politike. Nuk kane stature.


J: Me mire me i dhene shansin nje te riu sesa ne vend numero me PS dhe PD.


X: Me gjithe te keqijat PD ka ende njerez te vlefshem te cilet kane pjekurine e politike. Keta te rinjte duhet te japin prova. Nuk jepet vota keshtu. Kane kohe. Te bejne ate qe ka bere Albin Kurti pastaj te shohim.


Nje dite pas zgjedhjeve


X: S’ka mbaruar akoma numerimi por mesa duket s’ka shprese me. Ka fituar R. Te shohim do te doreqihet B apo jo. Deri tani nuk eshte shprehur.

J: Besoj do ta jape patjeter. Eshte perendimor ai. Nuk ka ku te shkoje me. Eshte absurde te doje te rrije ende. Le qe do i kthehen te gjithe te vetet kunder.


Pas zgjedhjeve te 25 prillit


J: E degjove mo?! Ky qenka fare. Kur nuk le karrigen e opozites imagjino te ishte KM. Njehere shpallet i vetëngrire nga funksionet, njehere thot me vodhen zgjedhjet, a thua se kur i kane organizuar keta zgjedhjet kane qene lule.


X: Te shohim. Sikur po organizohen per t’i kerkuar doreheqjen. Duhet te ike patjeter po cfare sben vaki.


J: Po, i kam pare lajmet. Mire bejne, ama ata qe i kane dale kunder sikur po e ofendojne B. Kjo s’me pelqen.


X: Se duket sikur kerkon te rezistoje prandaje.


J: T’i kerkojne doreheqjen, por pa ja cenuar dinjitetin. Humbasin pike ashtu.


J: Nuk ka mundsi ta lene demokratet jo. Ndoshta ky eshte nje shanc per te pare te gjithe partine nga kreu ne rrenje. Duhen nderruar nga rrenjet. I sheh ti si jane keta poshte. Po nuk u ben ndryshime mori fund PD.


X: E drejt por nuk eshte e thjeshte. Kush shkon aty ne nje parti qe eshte ne opozite kaq vite? Ne fund te fundit kjo eshte shoqeria.


Data 30 prill


X: Me njoftojne nga media qe B dhe ose kryesia, dicka e tille, do beje nje takim. Shkojme?


J: Ç’pune kemi ne? Si te shkojme? S’jemi as anetare e asgje.


X: Eshte takim me tematike “llogaridhenie”. Ftesat i siguroj une.


J: Epo mire gjysma e te keqes qe po ben nje takim llogaridhenie. Ndoshta ka menduar te dorehiqet dalengadale. Me mire keshtu se sa ta shkarkonin. Do dukej keq.


X: Nuk i dihet si do shkoje, mund te jete dhe sa me kalu radhen sic ka bere zakonisht.


J: Te bejne çte duan. Na rrofte R.


X: Bejme nje reflektim dhe japim te gjitha verejtjet tona. Ja vlen te perpiqemi. Te shkoje si te shkoje.


J: Se kam me qejf, por ok, po mendoj dicka dhe shkojme. Te pakten keshtu nga afer ndoshta marrim vesh ndonje gje si e kane syrin.


Perfundimi


Diten e takimit, date 30 Prill, grupi me rreth 20-30 persona nuk lejohet te hyje ne seline e PD.


84 views0 comments

Comments


bottom of page