top of page

Bullgaria hoqi bodigardin qafderr dhe solli ne fuqi dy djem te Harvardit nga diaspora




Per 12 vjet rrjesht Bullgarine e dominoi nje bodigard me qafe te trashe, Bojko Borisov. Gjate e regjimit te tij popullsia e vendit u tkurr, nje numer njerezish u pasuruan, geluan anekdotat e nje korrupsioni marramendes.

Gjate ketij viti, 2021, Bullgaria pati tre votime te pergjitheshme dhe nje votim presidencial.

Me ne fund populli bullgar e ndryshoi doren ne pushtet, si individ dhe si tipologji; e hoqi Borisovin dhe solli ne fuqi “dyshen e Harvardit”.

Qeveria e re e koalicionit u formua javen qe shkoi. Kryeminister eshte Kiril Petkov, 41 vj, dhe minister i finances eshte Asen Vasiljev, 44 vj. Te dy kane studjuar ne shkollen e biznesit te Universitetit te Harvardit. U kthyen ne Bullgari dhe u bene sipermarres te suksesshmem.


Mme 2008 hapen nje shkolle biznesi ne Sofje, ku ofronin kurse ne strategji ekonomike dhe konkurence tregu. Shume ish studenta te tyre jane tani deputete te partise se tyre ne parlament, apo do jene kuadro te pushtetit te ri.


Petkov dhe Vasiljev ishin ministra qe qeverine e perkoheshme gjate ketij viti. Ne shtator vendosen te formonin partine e vet te quajtur “Ne Vazhdojme Ndryshimin”. Ne nentor fituan 26% te votave, duke zene vendin e pare. Iu desh 1 muaj te formonin koalicionin qeverises.


Bullgaria eshte vendi me i varfer ne BE, por dyshja e Harvardit thote qe nuk ka pse te jete.

(Njesoj, Shqiperia ka mbetur vendi me i varfer ne rajon dhe OQ thote se nuk duhet te jete. Diaspora shqiptare ne bote nuk nuk eshte me e varfera.)

“Bullgaria nuk eshte nje vend i varfer”, thote Vasiljevi, “por eshte vjedhur brutalisht.”


Km i ri Petkov thote se, kur benin modelet e Harvardit per Bullgarine, duke llogaritur per avantazhet e saj komptetitive (anetaresia ne BE, gjeografia, klima, sistemi i mire arsimor) u dilte se Bullgaria duhej te ishte nje shembull i shkelqyer suksesi. Po ka ngelur mbrapa, per shkak te korrupsionit te madh dhe menaxhimit te dobet.

Petkovi tha se pritem me kot qe te dilte nje lider me mendesi te re, te cilin ata do e keshillonin si eksperte, por me kot. Atehere vendosen ta benin vete, krijuan partine dhee erdhen ne pushtet (per dy muaj!)

Kur km Petkov ishte 13 vj, prindet e tij emigruan ne Kanada. Ai mbaroi per finance dhe zuri nje pune ne nje kompani te madhe ushqimore. Po kishte ambicje; me 2005 aplikoi per Harvard. Ne aplikacion shkruajti se donte te behej minister i finances i Bullgarise dhe e pranuan.

Pasi mbaroi shkollen mblodhi fonde per nje shopping ne Sofje. Pastaj investoi ne makineri per te hequr zogjte nga pistat e avionave dhe me pas ne probiotics.

Petkovi dhe Vasilievi deri vone nuk ishin te njohur ne Bullgari, por jo krejt fillestare. Me 2013 Vasilievi ishte per nje kohe te shkurter minister i ekonomise. Petkovi ishte kampion i ceshtjeve te gjelberta. U be i njohur me 2018, kur shkoi ne Nepal per te gjetur nje alpinist bullgar, te zhdukur.


Petkovi eshte energjik, gojetar, optimist dhe karizmatik, qe ka marre persiper te jete fytyra e operacionit. Vasiljevi eshte i rezervuar; duket se i pelqen rroli i trurit mbrapa kuintave.


Analistet mendojne se dyshja duket te veproje shpejt, per te arritur rezultate te dukshme, se erdhen ne fuqi shume shpejt, bazuar mbi emocione optimiste, porse popullaritirti i tyre mund te avulloje po aq shpejt.

Populli kerkon denime. Qeverise se re i duhet te kapet nje peshk i madh i korrupsionit, por prokurori i pergjitheshem, qe ata nuk e heqin dot legalisht, eshte nje kuader i regjimit te vjeter. Institucionet e Bullgarise dhe media kontrollohen nga establishmenti i Borisovit.


Petkovi nuk duket te jete leng groshe. BE i kerkon te heqe veton per pranimin e Maqedonise ne BE. Petkovi pergjigjet, "ne ate rruge jemi, por jo kaq shpejt. Ne fillim duam te na sqaroni pse BE ka mbyllur syte per korrupsionin ne Bullgari gjithe keto vjet".

I like him already!


177 views0 comments

Comments


bottom of page