Nga Parid Turdiu
Nje amerikane qe e kam njohur para shume kohe me flet en FB “si e ke adresen, se dua te te dergoj nje artikull gazete”. Tani ajo jeton ne Virginia. Mendova “mos u mundo”, por nuk ia prisha qefin dhe ia dhashei.
Me erdhi zarfi, qe permbante artikullin dhe nje shenim te saj:
Dear Parid,
I wondered if you knew of this family. I thought of how your family must have suffered under communism. I was happy to hear that the land is coming back to your family now and sorry for how they were persecuted back then.
(I kisha treguar nje here ne Inbox po se po shkoja ne Shqiperi per pune pronash.)
Artikulli ishte ne The Epoch Times, per pianisten Elida Dakoli. Po i bej nje pembledhje:
Nje pianiste klasike e realizuar, qe u rrit ne Shqiperine komuniste dhe mbijetoi persekutimin politik, tregon per familjen e saj, per te paralajmeruar njerezit se socializmi eshte nje maskim i komunizmit.
Elida Dakoli e cila tani jeton ne Teksas me burrin dhe 3 femije, lindi ne Durres. Nuk mund t’i ikte njolles ne biografi qe ne moshe feminore. “Stergjyshi nga mami ishte nje politikan i shquar demokrat, tregon ajo, ndersa gjyshi nga babi ishte nje tregtar i suksesshem, qe refuzoi t’u dorezonte komunisteve parate qe i kishte fituar me punen e vet.”
Dakoli tha se persekutimi komunist zakonisht vazhdonte per 3 breza, por ne rastin e saj shkoi 4. Si stermbesa e njerit prej themeluesve te parlamentit te pare pluralist me 1921, Dakoli vuajti sabotimin e karrieres se saj muzikore nga shoket e klases dhe mesuesit, pa permendur shtetzimin me 1945 te pasurise se familjes se saj.
Me 1991, kur Dakoli ishte adoleshente, gjerat filluan te ndryshonin. Qe atehere ajo eshte bere nje koncertiste internacionale, artiste e incizuar, edukatore, sipermarrese, autore e botuar dhe aktiviste e te drejtave te njeriut.
Ne kohet e fundit Dakoli u bashkua me Keshillin Kombetar Konsultativ te Fondacionit Kujtimor te Viktimave te Komunizmit (VOC). Si ambasadorja themeluese e Komisionit te Dallas te VOC ajo i beri lobim te suksesshem kongresit te Teksasit, per te kaluar lidhin per te perkujtuar viktimat e komunizmit.
Si rezultat, Teksasi u be shteti i katert ne USA qe njeh zyrtarisht 7 Nentorin si “Victims of Communism Memorial Day”.
Per Dakolin kjo ka rendesi te madhe. Ajo theksoi qe, ndonese Karl Marx e ka thene qarte ne Manifestin e Partise Komuniste se socializmi eshte faza e pare e komunizmit, cuditerisht ne brezin e ri te sotem socializmi eshte popullor.
“Kjo ideologji, shpjegon Dakoli, ka infiltruar mendjet e tyre si nje zgjidhje e thjeshte per pasigurine e kapitalizmit. Por kapitalizmi eshte i vetmi opsion qe te ofron lirine e jetes familjare, sukses dhe liri politike. Qellimi yne eshte te edukojme brezin e ri per ideologjine, historine dhe pasojat e komunizmit, qe milionat qe vuajten dhe po vuajne, te mos harrohen.”
Stergjyshi amesor i saj, Hysen Myshketa, ishte avokat, kb i Durresit dhe politikan demokrat. Ai u zgjodh ne parlament me 1943, por i bene atentat disa dit para se te hapej parlamenti. Ai po shkonte ne shpi per te ngrene dreken qe i kishte pregatitur gruaja e tij e dashur, kur e plagosen me dy plumba, ne rruge. Nuk vdiq, e cuan ne spital ku po permiresohej. Gjyshi i Dakolit ishte me stergjyshin ate dite dhe i ka treguar Elides se cfare ndodhi. Komunistet i ndoqen nga mbrapa dhe i qellonin me pistolete deri sa arriten ne spital. Pastaj futeshin ne spital te armatosur. Nuk arrinin dot deri te stergjyshi, se kishte roje, por e helmoi infermjerja nepermjet qumeshtit. Vdiq me 10 tetor 1943. Fjala e tij ne parlament u lexua nga njeri prej kolegeve te tij.
Dakoli tha se komunistet thonin qe luftonin per liri, por qellimi i tyre i vertete ishte te eliminonin eliten e vendit, qe ta merrnin pushtetin me kollaj. Perdornin parullen marksiste “ne emer te popullit”, por cfare populli?! Populli ishte i terrorizuar.
Gjyshi i saj nga babi, Sadik Dakoli, ishte nje njeri familjar dhe filantropist, qe dhuronte para cdo muaj per ceshtjen e arsimit ne Shqiperi. Sadik Dakolit kurre nuk ia merrte mendja se Partia Komuniste, e perbere nga njerez te pashkolle qe dinin vetem te vrisnin e dhunonin, do merrte dhe mbante pushtetin.
Goditja e pare per Sadikun erdhi me 14 janar 1945, nepermjet “Vendimit te Sekuestrimit nr. 278”, sipas te cilit qeveria rrembeu floririn, ndertesat dhe ullishtet e familjes Dakoli, pa perjashtuar as mobiljet dhe rrobat. Gjysh Sadikun e arrestuan, gjyshe Jaja dhe babai i Elides Eqremi u nxorren ne rruge ne mes te nates. Bile komunistet i shkulen gjerdanin e florinjve nga qafa dhe unazen e marteses nga gishti. Femijeve nuk u dhane kohe as te vishnin kepucet, para se t’i hidhnin ne rruge te madhe. Kete familje, qe kishte punuar aq shume, per breza me rradhe dhe kishte ndertuar nje biznes nderkombtar per te cilin Shqiperia duhej te ishte krenare, e shpallen armike te popullit, qe u ka pire gjakun te varferve.
Qe nga ajo dite kjo familje nuk pa nje dite te mire. Sadikun e futen ne nje gulag dhe e bene skllav pune. Vdiq i helmuar me 1951; nuk i eshte gjendur varri. Jaja me femijet jetoi ne nje dhome te i vellai.
Dakoli shpjegon se te afermit e te padeshieruarve te regjimit komunist quheshin “me biografi te keqe”. Te kishe biografi te keqe dmth te ishe qytetar i dores se dyte, te kishe njollen e armikut te popullit. Kete regjimi komunist e bente per te ndeshkuar disidentet politike duke bere te vuanin familjet e veta, per breza te tere. Nuk kishin te drejte te studjonin ne shkolla te larta; u jepnin te punonin ne punet me te keqia dhe te banonin ne banesat me te keqia. Dakoli jetonte shume ngushte, nje nje apartament dy dhoma e kuzhine me familjen e vet vete i katert, gjyshen dhe dajen me grua e dy femije, pra 9 veta.
Pervec gjendjes familjare, vuajtja e saj personale filloi me faktin se, ndonese donte te behej pianiste qe 6 vjec, nuk kishte piano. Vetem nje anetar partie mund te kishte piano. Per te bere praktike ajo kishte nje leter te gjate ku ishte vizatuar tastiera, nderkohe qe prindet e inkurajonin ta imagjinonte vehten ne nje salle koncerti. Me vone i caktuan nje orar te bente praktike ne shkolle, por meqe kishte biografi te keqe orari ishte ne 5 te mengjesit. Per me teper e sabotonin duke i hequr llampen e drites elektrike. Kete e benin femijet e tjere dhe prindet e tyre, se konkurenca ishte e forte. Dakoli filloi te sillte ne shkolle llampen e vet.
Kur u pranua ne Akademine e Arteve, si nje nga 5 studentet e pianos ne te gjithe vendin, ishte triumfi i pare i madh ne jeten e saj: triumfoi mbi shtypjen. Ne vijim erdhi per te bere master ne Teksas dhe fitoi doktorate ne muzike ne Luisiana State University,
Dakoli e mesoi historine e plote te familjes se saj kur ishte ne USA, shtatzane me femijen e trete, duke lexuar e perkthyer librin e kujtimeve qe ka shkruar babai i saj. “Nuk pushoja dot se qari per ore te tera, tregon ajo. Nuk e besoja dot sa kane vuajtur dhe megjithate vinin ne shpi, me buze ne gaz sikur jeta te ishte e lumtur, per hir te lumturise se femijeve.”
“Kuptova se shume gjera qe besoja ne lidhje me femijerine time nuk ishin vecse nje maskim per te na mbrojtur ne si femije nga realiteti brutal. Une kujtoja se me trajtonin keq ne shkolle se aq meritoja; tani e kuptoj qe ishte per shkak te biografise se keqe.”
“Be yourself, find your uniqueness and remember, socialism is a cover-up for communism. Don’t fall for it!” - thote ajo.
Comments